Sport
Gjiganti italian interesohet për shërbimet e Edon Zhegrovës
Demokracia
21:53 | 13 Prill 2022

Share:

Skuadra e Milanit ka shprehur interesim për reprezentuesin e Kosovës, Edon Zhegrova. Lajmi është bërë i ditur të mërkurën në sajtin “Calciomercato”.

Bëhet e ditur se krerët e Milanit po e monitorojnë situatën e Zhegrovës te Lille pas paraqitjeve të mira që ka treguar në ndeshjet e fundit.

Zhegrova iu bashkua kampionit në fuqi të Francës në janar nga Baseli dhe deri më tani ka dy gola në gjashtë paraqitje në Ligue 1.

23-vjeçari ka kontratë me Lillen deri në vitin 2026.

Të ngjashme