Sport
Girona mund Barçën dhe i ‘dhuron’ titullin Real Madridit
Demokracia
20:44 | 04 Maj 2024

Share:

Fitorja e Girona-s në shifrat 4-2 ndaj Barcelona-s këtë të shtunë i ka dhënë Real Madrid-it matematikisht titullin në La Liga-n spanjolle.

Real Madrid-i ka fituar titullin e 36-të historik në La Liga-n spanjolle nga “divani”. Kjo falë paraqitjes së jashtëzakonshme të Girona-s në duelin ndaj Barcelona-s.

“Estadi Montilivi” priti takimin e javës së 34 në La Liga, me Girona-n që përveçëse vulosi titullin për Real-in, arriti kualifikimin e parë në historinë e klubit në Champions League.

Të ngjashme