Lajme
Gërxhaliu propozon pezullimin e akcizës për naftë: Kosova të mos kthehet në shtet social
Demokracia
12:14 | 18 Tetor 2022

Share:

Njohësi i rrethanave ekonomike, Safet Gërxhaliu, i ka propozuar Qeverisë së Kosovës që të pezullojë përkohësisht akcizën e naftës ose të ngrijë TVSH-në në mënyrë që të zbutet rritja astronomike e kostos së saj në tregun kosovar.

Gërxhaliu një propozim të këtillë e ka dhënë në ‘Facebook’, duke thënë se me pezullimin e akcizës, çmimi i naftës do të ishte 1,26 euro për litër. Ndërkaq, me largimin e TVSH-së, nafta do të kushtonte 1.49 euro për litër.

“Sikur sot Qeveria e Kosovës të largoj apo të pezullojë përkohësisht akcizën e naftës, çmimi do të ishte 1,26 Euro për litër! Sikur sot të ngrihet TVSH-ja 18% në importin e naftës e të mbetet akciza prej 0.36 Euro për litër atëherë çmimi në shitje sot do të ishte 1.49 Euro për litër!”, ka shkruar ndër të tjera njohësi i ekonomisë në ‘Facebook’-un e tij.

Reagimi i tij vjen pas rritjes së çmimit tavan të naftës, ku vetëm përgjatë 24-orëshit të fundit një litër naftë e ka koston e 1,77 eurove.

Ai ka kërkuar që Kosova të mos kthehet në shtet social. “Çmimi sot në Porto Romano është 1235 Euro për tonë”.

“Transporti , çmimi deri në kufi për doganim, akciza, TVSh-ja dhe kostoja operative në Shqipëri po e bëjnë çmimin e naftës në Kosovë ndër më të lartin në rajon! Zgjidhja ekziston por duhet guxim politik për veprim!”, përfundon postimi i tij.

Të ngjashme