Sport
“Gërshëra” e futbollistit iranian ndaj Chelseas zgjedhet goli më i mirë i edicionit në Evropë
Demokracia
13:45 | 29 Korrik 2021

Share:

Institucioni më i madh i futbollit në Evropë, UEFA ka zgjedhur golin më të mirë të edicionit në kontinentin e vjetër.

Ky çmim i ka takuar futbollistit iranian të Portos, Mehdi Taremit, shkruan Demokracia.com.

Taremi e kishte “bombarduar” portën e Chelseas në Ligën e Kampionëve në stilin “gërshërë”.

Ndeshja në fjalë i takonte fazën çerekfinale në Ligën e Kampionëve dhe goli maestral ishte shënuar në minutat e fundit të përballjes.

Më poshtë mund ta shikoni edhe një herë super golin e Taremit. /Demokracia.com

Të ngjashme