Arte
‘Game of Thrones’ shënon 10 vjetorin, HBO Max ka surpriza për fansat e serialit
Demokracia
10:08 | 08 Prill 2021

Share:

HBO Max njofton festë njëmujore për 10 vjetorin e serialit Game of Thrones.

Besojeni ose jo, ky muaj shënon 10 vjetorin e debutimit të Game of Thrones në HBO. Episodi i parë i serialit që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve u lançua më 17 Prill 2011, dhe tani HBO feston tetë sezone suksesi.

HBO këtë javë njoftoi ‘Përvjetorin e Hekurt’, një festë njëmujore për ekzistencën e Game of Thrones prej një dekade. HBO ka filluar festimet ku në qendër të vëmendjes është Game of Thrones në shërbimin streaming HBO Max. Në përmbajtje të faqes ekskluzivisht për herë të parë në HBO Max do të përfshihen të gjitha llojet e informacioneve në lidhje me serialin duke përfshirë prapaskena, intervista të kastit, përmbledhje etj.

Duke filluar që nga data 10 prill, HBO do të bëjë të mundur shikimin e çdo episodi të sezonit të parë me qëllimin për të sfiduar shikuesit që të rishohin serialin. Krijuesit e kanë emërtuar këtë event si “MaraThrone”.

E gjithë kjo vëmendje nuk do të kalojë pa kauza bamirësie, pasi yjet e serialit do synojnë të marrin kontribute për kauza nga më të ndryshmet. Surprizat nuk kanë fund këtë 10-vjetor. HBO do të bashkëpunojë me disa kompani për të krijuar produkte në sasi të limituara. /Demokracia.com/

Të ngjashme