Sport
Fundi i një epoke | Modriq mes emocioneve e mbyll Botërorin e fundit në karrierë
Demokracia
22:18 | 13 Dhjetor 2022

Share:

Argjentina është finalistja e parë e Kampionatit Botëror “Katar 2022”. Kombëtarja e Argjentinës ka triumfuar në gjysmëfinale kundër Kroacisë me rezultat 3:0 në stadiumin “Lusail Iconic”, shkruan Demokracia.com.

Kjo Kupë e Botës sipas të gjitha gjasave do të jetë e fundit për mesfushorin legjendar kroat, Luka Modriq i cili u paraqit në ndeshjen e sotme.

Ylli i Kroacisë u zëvendësua në minutën e 81-të, duke ia lënë vendin Majerit.

Modriq gjatë largimit nga fusha dhe qëndrimit në stol deri në përfundim të ndeshjes u pa mes emocionesh.

Mëposhtë mund të shikoni disa nga pamjet ku Modriq shihet i emocionuar./Demokracia.com/

Të ngjashme