Lajme
“Ftohje raportesh”, Alban Hyseni e shpërfillë Albulena Haxhiun në Gjilan dhe nuk ia zgjatë as dorën (VIDEO)
Demokracia
18:42 | 17 Janar 2024

Share:

Sot në qytetin e Gjilanit është përuruar busti i veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare, Kadri Zeka. Pavarësisht kësaj, dy eksponentët e Vetëvendosjes, Alban Hyseni dhe Albulena Haxhiu, edhe në këtë ceremoni vendosën të mbajnë inat me njëri-tjetrin.

Pak para fillimit të ceremonisë së përurimit të bustit të veprimtarit Kadri Zeka, qytetarët e Gjilanit u befasuan nga shpërfillja që kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ia bëri ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut.

Demokracia.com ka siguruar një video ku vërehet ftohja e raporteve mes tyre. Në një moment, ministrja Albulena Haxhiu afrohet tek vendi ku do të mbahej ceremonia, ndërsa kryetari Alban Hyseni, përpos që nuk ia zgjatë dorën, nuk e përshëndet as me fjalë.

Përpos ngjarjes së sotme, edhe më herët kishte ndodhur një “përplasje” në distancë mes ministres së Drejtësisë dhe kryetarit të Gjilanit.

Ngjarja kishte ndodhur pas zyrtarizimit të kualicionit VV-PDK në Gjilan.

‘’Tash ndryshimin mund ta bëjmë edhe me PDK-në’’, kishte mjaftuar kjo deklaratë publike nga kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, që zyrtarë të Vetëvendosjes të shprehnin irritim, por edhe reagime të ashpra kundër tij.

Fillimisht ishte Edison Jakurti, sekretar i Forumit për Ngritje Ideo-Politike në Vetëvendosje, që dikur ushtronte edhe detyrën e zëvendësministrit të Ekonomisë në Qeverinë Kurti 1, që kishte reaguar pas deklaratës së Hysenit se ‘ndryshimi mund të bëhet edhe me PDK-në’’.

Mirëpo nuk kishin kaluar shumë minuta kur postimin e Jakurtit që për Hysenin shkruante ‘’nga hero, shumë shpejt në zero’’, e kishte pëlqyer ministrja Albulena Haxhiu.

https://demokracia.com/nga-hero-shpejt-ne-zero-albulena-haxhiu-pelqen-postimin-ku-kritikohet-alban-hyseni/?fbclid=IwAR0RlihcBUY3GGCRVZHObAzePQm7KoqWuaRcKqf-atvfXaxBDMy6qkbJjjs

Të ngjashme