Lajme
“Nga hero, shpejt në zero”, Albulena Haxhiu pëlqen postimin ku kritikohet Alban Hyseni
Demokracia
23:24 | 07 Janar 2022

Share:

‘’Tash ndryshimi mund ta bëjmë edhe me PDK-në’’, ka mjaftuar kjo deklaratë publike nga kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni që të zyrtarë të Vetëvendosjes të shprehin irritim por edhe reagime të ashpra karshi bashkëpartiakut të tyre.

Fillimisht është Edison Jakurti, sekretar i Forumit për Ngritje Ideo-Politike në Vetëvendosje, që dikur ushtronte edhe detyrën e zëvendësministrit të Ekonomisë në Qeverinë Kurti 1, që reagoi pas deklaratës së Hysenit se ‘ndryshimi mund të bëhet edhe me PDK-në’’.

Mirëpo nuk kanë kaluar shumë minuta, kur në postimin e Jakurtit që për Hysenin shkruante ‘’nga hero, shumë shpejt në zero’’, e pëlqeu ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Natyrisht një deklaratë kontraverse prej atyre që jemi mësuar të dëgjojmë nga njerëzit e VV-së. Por ja që një mendim të tillë e ka Hyseni që vije nga radhët e kësaj partie, një ditë pas arritjes së marrëveshjes për qeverisje lokale me PDK-në në Gjilan.

Të ngjashme