Sport
Formacionet zyrtare: Man United – Brighton, Ten Hag vendos për Ronaldon
Demokracia
14:05 | 07 Gusht 2022

Share:

Janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen e xhiros së parë kampionale mes Manchester United dhe Brighton.

“Djajtë e Kuq” e nisin edicionin e ri me ndeshjen para tifozëve të vetë në stadiumin “Old Trafford”, shkruan Demokracia.com.

Kjo sfidë njëherit do të jetë edhe e para për trajnerin holandez, Erik ten Hag në Premierligë.

Ky i fundit ka vendosur të startojë me Cristiano Ronaldon në stol, futbollistin për të cilin u spekulua shumë për një largim nga Man United.

Ndeshja mes Manchester United dhe Brighton nis nga ora 15:00.

Formacionet zyrtare:

Manchester United: De Gea, Maguire, Martinez, Fernandes, Rashford, Eriksen, Fred, Dalot, Shaw, Sancho, McTominay.

Brighton: Sanchez, Webster, Dunk, March, Allister, Trossard, Gross, Lallana, Welbeck, Caicedo, Veltman./Demokracia.com/

Të ngjashme