Lajme
Vrasja e dy ukrainasve në Gjermani për të cilën dyshohet një rus, është hetuar për motive politike
Demokracia
16:31 | 29 Prill 2024

Share:

Vrasja e dyshuar e dy ukrainasve nga një rus në Gjermaninë jugore po hetohet për një motiv të mundshëm politik, thanë prokurorët të hënën, sipas Agence France-Presse (AFP).

Zyra e prokurorit publik në Mynih, përgjegjëse për hetimin e krimeve të motivuara politikisht, ka marrë përsipër rastin sepse një motiv i tillë “nuk mund të përjashtohet”, tha një zëdhënës për AFP.

Një i dyshuar rus 57-vjeçar u arrestua pasi dy burrat ukrainas u gjetën me plagë me thikë në një qendër tregtare në qytetin bavarez të Murnau të shtunën në mbrëmje. Rrethanat mbeten të paqarta, sipas hetuesve.

Dy viktimat e moshës 36 dhe 23 vjeç ishin ushtarë ukrainas që ndodheshin në Gjermani për rehabilitim mjekësor, sipas Ministrisë së Jashtme në Kiev, shkruan The Guardian.

I dyshuari është arrestuar të shtunën në banesën e tij jo shumë larg vendit të ngjarjes dhe mbetet në paraburgim, raporton AFP.

Ministri i Jashtëm Dmytro Kuleba falënderoi hetuesit gjermanë për arrestimin e shpejtë.

Ministri i Brendshëm i Bavarisë, Joachim Hermann tha të dielën se nuk kishte indikacione se krimi ishte një “reflektim i konfliktit midis Rusisë dhe Ukrainës”, sipas gazetës Sueddeutsche Zeitung.

Dëshmitarët thanë se tre burrat ishin parë së bashku në qytet përpara incidentit dhe kishin pirë shumë alkool, tha gazeta.

Të ngjashme