Sport
Formacionet zyrtare: Chelsea dhe Milani sfidohen në “Stamford Bridge”, ky është vendimi për Brojën
Demokracia
19:46 | 05 Tetor 2022

Share:

Vëmendjen më të madhe në mbrëmjen e sotme (e mërkurë) në Ligën e Kampionëve është në Londër.

Chelsea dhe Milani do të sfidohen nga ora 21:00 në stadiumin “Stamford Bridge” në kuadër të Grupit E, shkruan Demokracia.com.

“Blutë” e Londrës kanë nevojë të madhe për tri pikë, për shkak se janë në vendin e fundit me vetëm një pikë dhe çdo opsion tjetër i vështirëson shumë gjërat për kalim të grupit.

“Rossonerët” në anën tjetër kryesojnë në grup me katër pikë, aq sa ka edhe Dinamo Zagrebi.

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë dhe Chelseat, Armando Broja e nis takimin nga stoli.

Formacionet zyrtare:

Chelsea: Kepa, Thiago Silva, Kovaqiq, Aubameyang, Loftus-Cheek, Sterling, Mount, Chilëell, James, Koulibaly, Fofana.

Milan: Tatarusanu, Bennacer, Ballo, Tonali, Giroud, Leao, Kalulu, Dest, Tomori, Kruniq, De Ketelaere./Demokracia.com/

Të ngjashme