Sport
Formacionet startuese: Sevilla – Real Madrid, takimi që përcakton shumëçka në garën për titull në La Liga
Demokracia
19:48 | 17 Prill 2022

Share:

Sonte zhvillohet derbi i javës së 32-të në elitën e futbollit spanjoll midis Sevillës dhe Real Madridit.

Stadiumi “Ramon Sanchez Pizjuan” hap dyert e këtij takimi me rëndësi të madhe për dy skuadrat që po luftojnë për titull të kampionit këtë edicion në La Liga, shkruan Demokracia.com.

Real Madridi ka 72 pikë në pozitën e parë, duke e lënë pas në vendin e dytë Sevillën me 12 pikë më pak.

Renditja tabelore tregon se kjo sfidë është tejet përcaktuese në lidhje me garën për titull të kampionit në Spanjë.

Ndeshja mes Sevillës dhe Real Madridit fillon nga ora 21:00.

FORMACIONET ZYRTARE:

SEVILLA: Bono, Navas, Kounde, Carlos, Acuna, Rakitic, Jordan, Gomez, Lamela, Tecatito, Martial.

REAL MADRID: Courtois, Carvajal, Militao, Alaba, Kroos, Benzema, Modriq, Valverde, Lucas, Vinicius, Camavinga./Demokracia.com/

Të ngjashme