Arte
Filmi shqiptar ‘Love’, pjesë e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në SHBA
Demokracia
19:50 | 24 Gusht 2021

Share:

Produksioni kinematografik shqiptar me titullin “Love” apo “Dashuri”, një film me metrazh të gjatë me regji të Dionis Papadhimitrit dhe me financim të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë dhe nga fondet e Bashkimit Evropian, pas suksesit në premierë, tashmë konkurron në mënyrë tepër dinjitoze në festivale ndërkombëtare të kinemasë.

Së fundmi, ky produksion është përzgjedhur për të qenë pjesë e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Richmond, SHBA.

Filmi është nominuar për çmimin e filmit më të mirë në këtë festival dhe ku garojnë produksione prestigjioz dhe me buxhete të mëdha.

Fituesit pritet që të shpallen më datën 12 shtator në ambientet e Teatrit Byrd në SHBA. Gjithashtu, ky film konkurron edhe në Festivalin e Filmit në Spanjë. /atsh/

Të ngjashme