Arte
Filmi ‘Ombrella’ i cili trajton tmerret e luftës në Kosovë
Demokracia
13:18 | 27 Mars 2021

Share:

Filmi ‘Ombrella’ me regji nga Ben Apolloni trajton temën e luftës së fundit në Kosovë.

Premiera e filmit 19-minutësh ‘Ombrella’ nga regjisori Ben Apolloni është shfaqur në Kino ABC të premtën.

Me skenar nga romani “Ulërima e Ujkut” i Ag Apollonit, ky film trajton dhunën seksuale,vrasjet, të zhdukurit dhe tmerret e luftës në Kosovë te cilat mbeten pjese e shoqerise sone edhe sot e kesaj dite, shkruan Demokracia.com.

Filmi shfaq historinë e një gruaje që pret burrin dhe vajzën që pret babanë e zhdukur gjatë luftës në Kosovë duke dhuruar emoicione të papërshkrueshme.

Aktorët të cilët luajnë në këtë film janë: Aurita Agushi, Mentor Zymberaj, Hera Gashi dhe Arjola Demiri. /Demokracia.com/

Të ngjashme