Arte
Filmi ‘A Quiet Place 2’ ka arritur më shumë se 100 milionë dollarë fitime
Demokracia
11:00 | 15 Qershor 2021

Share:

Pjesa e dytë e filmit A Quiet Place, është filmi i parë i lançuar që nga fillimi i pandemisë Covid-19, i cili ka arritur të fitojë më shumë 100 milionë dollarë në SHBA dhe Kanada.

Vazhdimi i hitit të vitit 2018 nga John Krasinski, deri tani ka fituar 109 milionë dollarë brenda vendit dhe 90 milionë dollarë jashtë vendit, transmeton Demokracia.com.

Filmi ishte menduar të publikohej vitin e kaluar, por për shkak të pandemisë u publikua në maj.

Në film luan Emily Blund dhe është i vendosur në një botë ku njerëzit ndiqen deri në zhdukje nga disa grabitqarë të verbër, nëse ata dëgjojnë një zhurmë të vetme. /Demokracia.com/

 

Të ngjashme