Arte
Filmat që thyen rekord me fitime pas hapjes së kinemave
Demokracia
12:48 | 31 Maj 2021

Share:

Në Shtetet e Bashkuara dhe shumë shtete të tjera europiane janë rihapur kinematë duke sjellur para publikut dy filma premierë “Cruella” dhe “A Quiet Place:2”, të cilët sollën arkëtimet më të larta që nga janari i vitit 2020.

“Raya and the last dragon” është filmi i cili radhitet në vendin e pestë për nga fitimet, duke qëndruar për 13 javë rresht në pesëshen e filmave më të shikuar, duke fituar 1,9 milion dollarë, shkruan Demokracia.com.

Jason Statham dhe filmi “Wrath of man” është në vendin e katërt, me 2 milionë dollarë për nga shitja e biletave.

Pas 2 javësh që qëndroi në krye të listës, “Spiral” ra në vendin e tretë me fitime prej 2.3 milionë dollarësh.

“Cruella” u pozicionua në vend të dytë në shfaqjen e premierës me 21.3 milionë dollarë, me premierën më të mirë të Disney që kur kinematë u rihapën.

Seria e dytë e filmit “A quiet place” duket se bëri shumë zhurmë gjatë fundjavës, duke arkëtuar plot 48.4 milionë dollarë, e duke shënuar kështu një sukses të jashtëzakonshëm, për herë të parë, që nga nisja e pandemisë 1 vit e gjysmë më parë. /Demokracia.com/

Të ngjashme