Sport
“Filloni të gdhendni emrin e Benzemës në Topin e Artë” – Legjenda e Man Utd i fascionuar me paraqitjen e francezit në Londër
Demokracia
12:23 | 07 Prill 2022

Share:

Nuk ka shumë dilema kur bëhet fjalë për lojtarin më të mirë në Evropë për momentin. Karim Benzema bazuar në statistika është futbollisti më në formë në futbollin evropian.

Fjalët e mëdha nga shumë figura të njohur të futbollit evropian i janë drejtuar Benzemës i cili kompletoi “het-trikun” në ndeshjen e parë çerekfinale në Ligën e Kampionëve kundër Chelseat.

Ndoshta fjalët më të mira për sulmuesin e Real Madridit i ka dhënë ish-futbollisti i Manchester United dhe i kombëtares së Anglisë, Rio Ferdinand.

“Tashmë duhet të gdhendin emrin e Benzemës në trofeun e “Topit të Artë”, tha Ferdinant i cili nuk ka dilemë se kujt duhet t’i shkojë trofeu individual më i vlefshëm këtë vit.

“Ky është momenti kryesor i lojës, ai vazhdon të shënojë gola. Ai e çon Realin në krye të ligës. Ndërkohë që Cristiano Ronaldo ishte aty, Benzema nuk e kishte problem të ishte mënjanë sepse e dinte se sa e rëndësishme ishte kjo për ekipin.. Ai është 34 vjeç dhe është “nëntë”ja më e mirë në Europë. Gola, asistime, një ndjenjë loje, ai ka gjithçka”, shtoi ish-mbrojtësi anglez./Demokracia.com/

Të ngjashme