ShowBiz
Fifi bën gjestin emocionues për një nga vajzat e pranishme në koncertin e saj të fundit, e cila vuante nga kanceri
Demokracia
19:24 | 09 Mars 2022

Share:

Ajo është njëra nga artistet më të përfolura të momentit në showbizin shqiptar.

Bëhet fjalë për këngëtaren Filloreta Raçi-Fifi, e cila këtë periudhë ka qenë shumë më afër fansave e publikut me pjesëmarrjen nëpër vende të ndryshme.

E njëjta ditën e djeshme (8 mars) ishte për të performuar në Pejë, gjersa mori vëmendje me një veprim të bërë kundrejt një vajze që ishte e pranishme aty.

Në një video që tashmë është bërë virale në rrjete sociale, 27-vjeçarja është solidarizuar me një grua që po mbante paruke.

Ajo e kishte ftuar në skenë dhe përpara saj kishte hequr parukën duke thënë: “Edhe unë jam me paruke”.

Krijuesja e hitit “Diell” më pas shihet duke i dhënë një përqafim e duke qarë bashkë me të. Ky moment i veçantë u duartrokit nga publiku e duke e përgëzuar Fifin për gjestin e bukur.

Fifi gjatë kësaj kohe ka qenë në vëmendje të shtypit rozë edhe për shkak të lidhjes me Adis Patushin. /Telegrafi/

 

Të ngjashme