ShowBiz
Festivali i Këngës: 3 çmimet e para dhe kënga që përfaqëson Shqipërinë në Eurovision
Demokracia
10:09 | 23 Dhjetor 2023

Share:

Juria e edicionit 62 të “Festivalit të Këngës” shpalli Mal Retkocerin dhe këngën “Çmendur” si fituese të vendit të parë të festivalit.

Për të dytin vit radhazi, kënga që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision u zgjodh vetëm me votat e publikut me anë të SMS-ve. Rezultoi që “Zemrën n’dorë” e kënduar nga Besa Kokëdhima ishte e preferuara e publikut.

Festivali i Këngës: 3 çmimet e para dhe kënga që

Përsa i përket votimit të jurisë, në vendin e dytë u rendit Tiri Gjoci me këngën “Në ëndërr”, ndërsa çmimi i vendit të tretë shkoi për Shpat Dedën me këngën përfaqësuese “S’mund të fitoj pa ty”.

Çmimi i Kritikës iu dha Martina Serreqit me këngën “Vetëm ty”, ndërsa çmimi për Deputimin më të Mirë në festival shkoi për Peter Pan Quartet me këngën “Edhe një herë”.

Eurovision Song Contest 2024 do të zhvillohet në Malmo, Suedi, pas fitores së Loreen me këngën “Tattoo” vitin e kaluar. Konkursi do të mbahet më 7-11 maj.

Të ngjashme
ShowBiz • 29 Prill 2024