ShowBiz
Kush janë këta njerëz prapa perdes brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania? – Videoja po nxit teori të shumta në internet
Demokracia
21:54 | 29 Prill 2024

Share:

Një video që ka të bëjë me Big Brother VIP Albania është duke qarkulluar me të madhe në TikTok.

Ka të bëjë me disa njerëz, të cilët shfaqeshin mbrapa një perdeje në oborrin e shtëpisë, i cili është i rrethuar nga të gjitha anët me mure.

Duke qenë se hapësira është aq e izoluar, disa njerëz arritën që t’i shikonin banorët që ndodheshin aty duke nxitur spekulime të mëdha në internet.

Produksion komplet i deshtuar 😂 #eglaceno #bigbrothervipalbania #bigbrother #ilnisaagolli #meritonmjekiqi #romeoveshaj #heidibaci #juliandeda #ledionlico #albania #albanian #albania🇦🇱 #alb #viral #viralvideo #viraltiktok #shqip #shqipe #shqiptaretneperbote🇦🇱🌍 #viraltqr #fyp #fypシ ♬ Dead silence soundtrack remixed version – Ofail Nadeem

Videoja që kapi fiks këtë moment u publikua para pak ditësh në TikTok dhe që atëherë ka bërë xhiron.

Personat të cilët shfaqeshin mbrapa asaj perdeje nuk dihet nëse kanë qenë të stafit të produksionit apo fansa të spektaklit.

Megjithatë, u nxitën spekulime në internet, me disa duke bërë shaka se ishin “fantazma”.

Të ngjashme