Sport
Ferizaj e mund pastër skuadrën maqedonase në miqësore, shënon i sapotransferuari nga Drita
Demokracia
17:04 | 25 Janar 2023

Share:

Ferizaj ka regjistruar një tjetër fitore në miqësore në vazhdën e përgatitjeve për stinorin pranveror.

Ekipi ferizajas ka triumfuar të mërkurën (sot) 0:2 kundër ekipit nga Maqedonia e Veriut, Belasica, shkruan Demokracia.com.

Mateo Panadiq dhe i sapotransferuari nga Drita, Albin Krasniqi ishte autorët e dy golave për “bardhekaltrit”.

Ferizaj edhe nesër (e enjte) do ta zhvillojë një përballje kontrolluese përballë secilës do ta ketë ekipin tjetër maqedonas, Teteks.

Ferizaj e nis stinorin pranveror në Superligën e Kosovës në futboll nga pozita e fundit ku ka grumbulluar 13 pikë nga 18 ndeshje sa ka zhvilluar./Demokracia.com/

Të ngjashme