Arte
Ermal Meta do të mbajë koncert në Shqipëri
Demokracia
12:51 | 05 Shtator 2021

Share:

Data 17 shtator është afër. Ermal Meta do të mbajë një koncert në stadiumin “Air Albania” në Tiranë dhe për këtë, të gjithë fansat e tij në Shqipëri janë gati.

Ermali rikthehet në Tiranë pas tri vitesh në turin e tij të ri muzikor për të promovuar këngët e reja në vendlindjen e tij.

Ky do jetë koncerti i parë që organizohet në stadiumin e ri në kryeqytet.

Biletat janë pa pagesë. Respektohen të gjitha rregullat anti-covid, dhe stadiumi do të mbahet në 30% të kapacitetit. Organizohet nga ambasada italiane, në bashkëpunim me bashkinë Tiranë dhe FSHF-në.

Nëse ende nuk keni rezervuar vendin tuaj për të ndjekur koncertin, keni kohë.

Klikoni në linkun më poshtë për të rezervuar biletën tuaj:

https://bileta.t-ticket.al/biglietteria/listaEventiPub.do

Të ngjashme