Auto&Tech
“Engjëlli i vdekjes”, sfida bizare në TikTok që po u kushton me jetë të rinjve
Demokracia
15:21 | 09 Qershor 2022

Share:

Sfidat bizare janë rikthyer në TikTok, ku shumë të rinj në mbarë botën po e paguajnë me jetë për veprimet e tyre të pamatura.

Të rinjtë kanë filluar t’ju dalin përpara kamionëve në lëvizje – në një përpjekje që të bëhen sensacion – por shumë prej tyre po e pësojnë me jetë, transmeton Telegrafi.

Kështu ndodhi me dy adoleshentë nga Indonezia, që humbën jetën kur vendosën t’i nënshtrohen sfidës “engjëlli i vdekjes”, ku 18-vjeçarët sapo i dolën kamionit në lëvizje në qytetin Tangerang, i futi nën rrota dhe i shtypi për vdekje.

Madje pamjet e këtij momenti janë publikuar në rrjete sociale, ku shihen të rinjtë që i godet kamioni, që para këtij momenti fatal – ishin të bindur se do të arrijnë të bindin shoferin të frenojë dhe t’i shpëtojnë më të keqes.

Për fat të keq kështu nuk ndodhi e një veprim të tillë po e praktikojnë shumë të rinj në mbarë botën, ku autoritetet përkatëse po bëjnë thirrje që të ndalet kjo praktikë.

Të ngjashme
Auto&Tech • 25 Maj 2024