Sport
Ëndrra e Klopp për të zëvendësuar Manen, tekniku gjerman mendon për yllin e Premier Ligës
Demokracia
16:52 | 31 Maj 2022

Share:

Liverpooli mund të tentojë sulmuesin e Tottenhamit, Heung-min Son, për të zëvendësuar Sadio Manen, i cili ka kërkuar largimin nga “Anfield”-i këtë verë.

Por fakti që golashënuesi më i mirë i këtij sezoni në Premier Ligë (së bashku me Momo Salahun 23 gola) është kualifikuar në Champions, e bën më të vështirë misionin për “Reds”-at. Plani i Kloppit është zbuluar nga “Football.London”.

Gjermani është një admirues i talentit të 29-vjeçarit, i cili ka një kontratë deri në vitin 2025 me “Spursat”. Ai ka dhuruar gjithashtu 9 asiste për skuadrën e Contes, duke formuar një nga dyshet më të forta të sulmit bashkë me kapitenin e Anglisë, Herry Kane.

Problemi është se Konte nuk do ta pranojë largimin e një prej lojtarëve më të mirë të tij, ndërkohë që po i bën presion klubit për të sjellë përforcime të tjera tani që skuadra është rikthyer në Champions. /Demokracia.com

Të ngjashme