Arte
Elbenita Kajtazi përfaqëson Kosovën në BBC Cardiff Singers (VIDEO)
Demokracia
10:06 | 17 Qershor 2021

Share:

Sopranoja e njohur nga Kosova, Elbenita Kajtazi ka përfaqësuar Kosovën në BBC Cardiff Singer of the World.

Kajtazi teksa falënderon përkrahësit e saj, tregon se është ëndërr e saj të këndoj rolin e Juliette, shkruan Demokracia.com.

“Të dashur miq, uroj ta shijoni paraqitjen time në Cardiff Singers Of the World, është ëndërr e imja të këndoj rolin e Juliette, uroj që së shpejti ta kem në kalendarin tim!”, ka shkruar Kajtazi.

“Nga zemra ju uroj gjitha të mirat dhe faleminderit shumë për përkrahjen. Ishte kënaqësi e papërshkrueshme ta reprezentoja Kosovën për herë të parë në Cardiff-Wales”, vazhdon tutje ajo.

BBC Kardiff Singer of the World është një ndër konkurset më të njohura të operës, ku marrin pjesë konkurentë nga e gjithë bota, shkruan Demokracia.com.

KËTU mund të dëgjoni performancën e Elbenita Kajtazit. /Demokracia.com/

Të ngjashme