Arte
Ekspozita në Kështjellën Windsor shfaq thesaret nga jeta e princit Philip
Demokracia
10:06 | 28 Qershor 2021

Share:

Disa nga gjërat më të çmueshme dhe disa artefakte të princit Philip, i cili vdiq në prill, do të shfaqen në Kështjellën Windsor, si pjesë e festimit të ditëlindjes së tij të 100-të.

Burime të pallatit kanë treguar se ekspozita është përkrahur nga mbretëresha dhe kryeministri i Britanisë, Boris Johnson, transmeton Demokracia.com.

Më shumë se 120 objekte janë të ekspozuara, duke përfshirë piktura, një kurorë dhe një palë çizme kauboj të cilat janë të papërdorura.

Të gjitha artefaktet janë mbledhur nga Royal Collection Trust dhe do të jetë e hapur deri në shtator. /Demokracia.com/

Image may contain Clothing Apparel Human Person Footwear Boot and Shoe

Të ngjashme