Arte
Ekspozita “Dritë në shpirt” si tendencë për të na ballafaquar me të kaluarën
Demokracia
14:53 | 08 Korrik 2021

Share:

Ekspozita “Dritë në shpirt është hapur sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”.

Ekspozita është realizuar nga “Aksion Kundër Dhunës dhe Ndërtimi i Paqes”, shkruan Demokracia.com

Realizuesit e këtyre pikturave nuk janë artistë apo piktorë mirëpo përmes artit kanë tentuar ti kthehen fëmijërisë, ndaj edhe punimet e tyre kanë qenë më të prirura për të qenë naïve dhe realiste.

Në njëzet e nëntë tablotë artistike pasqyrohen të përmbledhura të gjitha ato momente të vështira e të rënda që u kapërcyen me dhembje e vuajtje të papërshkrueshme, humbje e sakrifica të mëdha gjatë një periudhe të gjatë, e në veçanti gjatë viteve 1998 dhe 1999.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur prej datës 7 deri më 10 korrik 2021 në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës në Prishtinë.

Të ngjashme