Lajme
Memli Krasniqi: 27-vjet më parë ra heroikisht në altarin e lirisë, Luan Haradinaj
Demokracia
13:16 | 06 Maj 2024

Share:

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka kujtuar në përvjetorin e 27-të rënies heroin Luan Haradinaj.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se Haradinaj kishte rënë heroikisht në altarin e lirisë.

“Ndonëse rrugëtimi i tij i fundit drejt Kosovës mbeti në gjysmë, ideali për Kosovën e lirë, për të cilin Luani u flijua, shërbeu si burim frymëzimi për brezat pasues të luftëtarëve dhe u finalizua me çlirimin e vendit”.

“Sypatrembur e zemërluan, guximtar dhe atdhetar. Kështu do të kujtohet përherë heroi Luan Haradinaj. Lavdi jetës dhe veprës së tij!”, ka thënë Krasniqi në Facebook. /Demokracia.com/

Të ngjashme