Sport
Dy vjet mes burgjeve e gjyqeve, Mendy rifillon pas pafajshmërisë: Firmos për dy vjet me skuadrwn franceze
Demokracia
16:13 | 19 Korrik 2023

Share:

Pas dy vitesh pa luajtur asnjë ndeshjes, Benjamin Mendy ka nënshkruar për dy sezone me Lorient.

Lajmi është njoftoi nga vetë klubi i Ligue 1. “FC Lorient ka kënaqësinë të njoftojë sot nënshkrimin e mbrojtësit të majtë francez Benjamin Mendy për dy sezone”, thuhet në deklaratë.

Paraqitja e tij e fundit në fushë daton pothuajse dy vjet më parë, në gusht 2021 me fanellën e Manchester City. Anglezët zgjidhën kontratën me lojtarin, pas akuzave për të. Mendy u lirua nga drejtësia britanike, të premten, nga të gjitha akuzat për përdhunim dhe tentativë përdhunimi.

Pas gati dy vitesh makthi, gjatë të cilave ishte edhe në burg, Benjamin Mendy është gati të rimarrë jetën dhe karrierën e tij. Mbrojtësi 29-vjeçar u shpall i pafajshëm vetëm pesë ditë më pare. Akuzat për të cilat ai përfuindoi në gjyq ishin agresion seksual dhe tentativë për agresion seksual ndaj dy grave. Kampioni i botës 2018 shpërtheu në lot ndërsa Chester Crown Court lexoi vendimin e tij.

Mendy ishte gjykuar tashmë një herë për 9 akuza të ndryshme. Për 7 prej tyre ishte shpallur të pafajshëm. Ndërsa për 2 të fundit Mendy duhej të përballej me një gjyq të ri, që përfundoi më 14 korrik. Ai ishte deklaruar gjithmonë i pafajshëm, duke pretenduar se të gjitha marrëdhëniet kishin qenë konsensuale.

Të ngjashme