Sport
Dy klubet që u inkuadruan në Superligë ndahen me trajnerë
Demokracia
13:33 | 13 Qershor 2023

Share:

Dy klubet që u inkuadruan në Superligë, Feronikeli 74’ dhe Liria janë ndarë me trajnerë.

Granit Begolli njoftoi për ndarjen me klubin nga Drenasi, ndërsa klubi prizrenas njoftoi ndërkohë se i ndau rrugët me trajnerin Xhingis Rexhepi.

Trajneri Begolli ka njoftuar për ndarjen me klubin të cilin e inkuadroi në Superligë pas dominimit në Ligën e Parë, shkruan “Gazeta Express”.

Edhe pse thotë se e kishte mundësinë ta drejtonte klubin në ligën elitare të futbollit kosovar, Begolli e zgjodhi largimin.

“Dua t’iu njoftoj që nga sot nuk do të jem pjesë e Feronikelit 74′. Unë kam vendosur që të largohem nga klubi pavarësisht se klubi më ofroi mundsinë që unë ta drejtojë skuadrën në Superligë. Falenderoj Kryetarin e Komunës, z.Ramiz Lladrovcin për përkrahjen gjatë gjithë sezonit, presidentin Erlind Krasniqi për mundësinë që unë të drejtojë klubin drejt Superligës, ku së bashku arritëm objektivin pas një sezoni me shumë vështirësi. Faleminderit poashtu tifozëve për përkrahjen gjatë gjithë sezonit. Falenderoj stafin për punën e madhe dhe të gjithë njerëzit tjerë që punuan në klub. Falenderoj kapitenin Lapidar Lladrovci dhe te gjithë futbollistët për super sezonen që kalum së bashku. Mirupafshim Feronikeli”, ka shkruar Begolli në “Facebook”.

Ndërsa, ndarjen me trajnerin nga Maqedonia e Veriut e njoftoi klubi prizrenas përmes faqes zyrtare në Facebook duke e falënderuar atë për punën e bërë dhe duke i uruar atij suksese në të ardhmen.

Të ngjashme