Lajme
Në RMV mbahen zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale
Demokracia
08:09 | 08 Maj 2024

Share:

Sot në Republikën e Maqedonisë së Veriut votohet.

Rreth 2.000 vëzhgues vendas dhe ndërkombëtarë do ta mbikëqyrin procesin zgjedhor të 8 majit për parlamentaret dhe raundin e dytë të presidencialeve.

Zgjedhjet e dyfishta do të ndiqen edhe nga përkthyes dhe gazetarë të cilët do të përfaqësojnë media dhe organizata ndërkombëtare, shkruan KlanMacedonia.

Misioni i OSBE/ODIHR-së ka akredituar 410 vëzhgues dhe 14 ekspertë.

Ndërkohë Shoqata për zhvillimin e shoqërisë dhe inovacione sociale “Vej kap” do të vëzhgon zgjedhjet me 752 përfaqësues.

Kuvendi i OSBE-së do të ketë 138 vëzhgues, ndërsa komisioni parlamentar i Këshillit të Evropës 33 vëzhgues. Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të vëzhgon procesin zgjedhor me 68 vëzhgues.

Organizatat vendase kanë publikuar edhe numrat e telefonit për denoncimin e parregullsive zgjedhore, presioneve, shantazheve, ndërkohë aktiv do të jetë edhe Komisioni i Prokurorisë Publike për ndjekjen eventuale të veprave penale që ndërlidhen me procesin zgjedhor.

Monitorimi i zgjedhjeve të dyfishta ka ngjallur edhe interesin e 66 gazetarëve nga mediat ndërkombëtare si Reuters, Associated Press e Al Jazeera.

Të ngjashme