Lajme
DOKUMENT| Fajon e çrregullon zyrën e Kurtit, të hënën punonjësit e tij hyjnë prej përdheses
Demokracia
21:28 | 13 Janar 2023

Share:

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme e Sllovenisë, Tanja Fajon, të dielën dhe të hënën do qëndrojë në Kosovë për vizitë zyrtare.

Demokracia.com e ka publikuar agjendën e vizitës së kryediplomates sllovene, ku është njoftuar se Fajon do të zhvillojë një takim me kryeministrin Albin Kurti të hënën në mëngjes.

Megjithatë, duket se vizita e saj në Zyrën e Kryeministrit do ta çrregullojë tërë objektin e Qeverisë.

Për shkak të kësaj vizite, Zyra e Kryeministrit nëpërmjet një e-maili që ka siguruar Demokracia.com, ka njoftuar se hyrja e kryesore e Qeverisë do të jetë e bllokuar nga ora 07:45 deri në 09:30.

Në e-mail, po ashtu, është bërë e ditur se stafit do i mundësohet hyrja nga kati përdhese (-1) dhe ashensorët do të jenë në funksion nga ky kat. Ndërkaq, prej tyre kërkohet që kati 0 të mos përdorët deri në orën 09:30.

Sipas agjendës së siguruar nga Demokracia.com, Fajon do të ketë takim edhe me homologen e saj Donika Gërvalla-Schwarz. Ndërsa, takimet e saj me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca ende nuk janë konfirmuar. /Demokracia.com/

LEXO EDHE:

DOKUMENT| Tanja Fajon vjen në Kosovë, kjo është agjenda e plotë e saj

Të ngjashme