Arte
Dizajnerja shqiptare në mesin e finalistëve për çmimin prestigjioz për dizajn të modës
Demokracia
17:38 | 02 Prill 2021

Share:

Dizajnerja shqiptare përzgjidhet në mesin e finalistëve të çmimit prestigjioz për dizajnerët e ri nga e gjithë bota LVMH.

Dizajnerja e re shqiptare Nensi Dojaka e cila mori vëmëndje pasi veshi Bella Hadid për ceremoninë e çmimeve VMA, tani është përzgjedhur në mesin gjysmëfinalistëve për të fituar çmimin prestigjioz për dizajnerët e ri LVMH 2021.

Çmimi në fjalë përfshin një shumë prej 300,000 dollarësh dhe një vit mentorim, transmeton Demokracia.com

Punimet e Nensit u pëlqyen shumë dhe redaktorja e Vogue krahasoi dizajnet e saj me ato të yllit londinez Sophia Kokosalaki

Nensi Dojaka, u zhvendos nga Tirana, Shqipëria në Londër kur ishte 16 vjeç për të ndjekur shkollën, ishte një koleksioniste e zjarrtë e revistave të modës së viteve ’90 dhe kjo mani e adoleshencës frymëzoi koleksionin e saj të vjeshtës 2021 të miratuar edhe nga Bella Hadid.

“Natyra minimaliste, industriale e viteve ‘90 të jep një ndjenjë të pastër dhe organike “, thotë Dojaka.

Megjithatë, në një çmim LVMH nuk është vetëm paneli që vendos se kush merr çmimin por koleksionet do të shfaqen në një sallë ekspozite virtuale nga 6 – 11 Prill dhe vizitorët do të mund të votojnë për të preferuarit e tyre. Fituesit e mëparshëm përfshijnë Marine Serre, Jacquemus dhe Wales Bonner./Demokracia.com

Të ngjashme