Sport
Dita e ndeshjes: Shqipëria sonte kërkon tre pikët ndaj Polonisë për të vazhduar ëndrrën për Euro 2024
Demokracia
09:18 | 10 Shtator 2023

Share:

Është dita e Kombëtares së Shqipërisë, ku rikthehet në fushë për ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian ‘Euro 2024’.

Kuqezinjtë në Tiranë presin Poloninë me fillim nga ora 20:45 në një sfidë që konsiderohet më e rëndësishmja deri më tani për fatin e Shqipërisë.

Pas katër ndeshjeve të zhvilluara deri më tani, Shqipëria ka grumbulluar shtatë pikë dhe zë vendin e dytë në grup, një më pak se Republika Çeke si lider dhe një më shumë se Polonia në vendin e tretë.

Fitorja do të thotë shumë për Shqipërinë, pasi do të bënin një hap gjigant drejt kalimit të grupit dhe shkuarjes në Euro 2024.

Megjithatë as barazimi nuk do të ishte keq, pasi do të mbanin nën vete polakët të cilët për të shpresuar për Euro 2024 iu nevojiten vetëm tre pikë në ‘Air Albania’.

Atmosfera pritet të jetë e jashtëzakonshme në Tiranë, pasi janë shitur tanimë të gjitha biletat dhe interesimi ka qenë jashtëzakonisht i madh për këtë sfidë që është më e rëndësishmja e Shqipërisë në shtatë vitet e fundit.

Të ngjashme