ShowBiz
Diellza Kolgeci shihet krah Albin Kurtit
Demokracia
14:34 | 24 Nëntor 2022

Share:

Ish Miss Kosova, Diellza Kolgeci, mbrëmjen e së mërkurës ka qenë pjesë e një eventi mjaft të rëndësishëm.

Ajo ka ndarë disa imazhe në profilin e saj në “Facebook” nga ndeja e organizuar nga “Beaujolais Nouveau” dhe ambasadori francez në Kosovë, Oliver Guerot.

Në fotografitë e publikuara, ajo shihet duke pozuar pranë Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

“E nderuar të jem pjesë e traditës dhe familjes së ‘Beaujolais Nouveau’ organizuar nga ambasadori francez dhe Fidaim Rashiti”, ka shkruar Diellza Kolgeci në “Facebook”.

Diellza edhe më tutje ka ndarë me ndjekësit e saj fotografi të tjera, ku duket se ia ka kaluar mirë nën shoqërinë e kryeministrit dhe figurave të tjera të rëndësisë së lartë në këtë event.

FOTO:

Të ngjashme