ShowBiz
Thuhet se shëndeti i mbretit Charles është përkeqësuar dhe po bëhen plane për funeralin e tij
Demokracia
12:11 | 26 Prill 2024

Share:

Shëndeti i mbretit Charles po shqetëson familjarët, miqtë dhe pallatin mbretëror, ndërsa ai është ende duke përballuar kancerin (lloji i së cilit ende nuk është bërë publik). “Pasi kemi folur me miqtë e mbretit gjatë javëve të fundit rreth shëndetit të tij, përgjigjja më e zakonshme është “nuk është mirë”, u shpreh Tom Sykes nga Daily Beast.

 

Thuhet se shëndeti i mbretit Charles është përkeqësuar

GETTY

Një mik i mbretit tha se Charles është i përkushtuar që ta mposhtë kancerin dhe të gjithë po qëndrojnë optimistë, por ai nuk është aspak mirë.

Edhe shkrimtarja e pallatit, Tina Brown, ka nënkuptuar se shëndeti i mbretit nuk është në gjendje të mirë. Ajo shkroi se sëmundja e Charles i ka vënë William dhe Kate në një presion të frikshëm për t’u ngjitur në fron, në momentin kur ata shpresonin që të gjenin pak qetësi, për t’iu përkushtuar fëmijëve të tyre, pa prezencën e syve kureshtarë të paparacëve dhe publikut”.

Thuhet se shëndeti i mbretit Charles është përkeqësuar

GETTY

Sykes raporton se po bëhen edhe plane për funeralin e mbretit, si pjesë e një çështjeje të koduar, të etiketuar si “Operation Menai Bridge”. Burimet për Daily Beast thonë se planet e funeralit mbretëror shqyrtohen vazhdimisht. Një ish-punonjës i pallatit u shpreh se shqetësimet e shëndetit të Charles i kanë përshpejtuar planet, të cilat përditësohen në mënyrë aktive.

Megjithatë, këto zëra nuk janë konfirmuar dhe nuk ka një përditësim zyrtar për gjendjen e Charles.

 

 

Më 5 shkurt 2024, pallati mbretëror deklaroi se mbreti Charles është diagnostikuar me kancer. Në deklaratë shkruhej se mbreti është pozitiv për trajtimet që do të marrë dhe se dëshiron të kthehet në publik sa më shpejt.

Të ngjashme