Lajme
Dialog për Dinarin e Serbisë në Kosovë | Edhe një herë tjetër Kurti e lëshoi bajrakun, pranoi negociata për çështje të brendshme të shtetit
Demokracia
12:55 | 19 Mars 2024

Share:

Vetëm pak ditë pasi vendosi të zbatojë vendimin e Sllobodan Millosheviqit, duke urdhëruar Agjencinë Kadastrale të Kosovës që t’ia regjistronte Manastirit të Deçanit tokën 24 hektarëshe, që ai ia kishte dhuruar në vitin 1997, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ngritur sërish flamurin e bardhë të dorëzimit.

Sot, më 19 mars 2024, pas disa muaj orvatjeje dhe përplasjeje me aletatët, sidomos Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryeministri Kurti ka pranuar që të dërgojë në tryezën e dialogut në Bruksel, kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimin, për të diskutuar dhe gjetur një zgjidhje të çështjes së përdorimit të Dinarit të Serbisë në Kosovë, me homologun e tij serb, Petar Petkoviq, shkruan Demokracia.com.

Vetëm gati 50 ditë më herët, kryeministri Kurti deklaronte me zë të vendosur se kjo “nuk është një çështje e negociueshme”.

Madje, Kurti i ishte përgjigjur ashpër edhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian që kishin kërkuar dialog për këtë çështje, duke iu thënë drejtpërdrejtë se “duhet ta lëmë të qetë BQK-ë” në punën e saj.

https://demokracia.com/duhet-ta-leme-te-qete-bqk-ne-kurti-me-mesazh-te-ashper-per-shba-dhe-be/

Por, gati si çdo qëndrim tjetër i Kurtit, as ky nuk mbijetoi gjatë.

Në fillim, Qeveria Kurti “refuzoi” të përfshihej direkt në këtë dialog, duke dërguar vetëm Guvernatorin e BQK-së në tryezën e dialogut në Bruksel.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, i cili njëherësh është në rolin e Kryenegociatorit, me këtë rast akuzonte emisarin evropian, Miroslav Lajçak, se ka shkelur mbi parimet, pasi kishte thirrur takim në Bruksel për çështjen e dinarit serb. Pavarësisht kësaj, Bislimi kishte thënë se “do të shohim kush mund të shkojë”.

https://demokracia.com/do-te-shohim-se-kush-do-te-shkoje-bislimi-refuzon-personalisht-ftesen-e-lajcakut-por-nuk-e-perjashton-qe-dikush-te-shkoje-ne-bruksel-per-dinarin/

Brenda një kohe të shpejtë nga këto qëndrime refuzuese, që nga dita e sotme, edhe zyrtarisht çështja e dinarit serb do të diskutohet në nivelin politik, ndërmjet përfaqësuesit të Kosovës dhe të Serbisë.

https://demokracia.com/ceshtja-e-dinarit-sot-ne-bruksel-takohen-bislimi-e-petkoviq/

Ky është debakli i radhës i Kurtit, brenda një kohe të shkurtër, pasi më 1 shkurt 2024 filloi të zbatohej Rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës, e cila rregullon çështjen e përdorimit të valutave në Kosovë dhe sipas të cilës, Euro mbetet valuta e vetme e ligjshme.

Meritat për këtë Rregullore menjëherë i mori Lëvizja Vetëvendosje, duke e paraqitur si një vend sovranist, prapa të cilit qëndron Qeveria e kryeministrit Kurti. Por, edhe kjo u mohua nga vetë Kurti, i cili do të deklaronte më 24 shkurt 2024 se “nuk e kam pasur idenë që BQK-ja po e marrin këtë vendim (të ndalimit të dinarit) ose që po draftonin këtë rregullore”.

https://demokracia.com/komike-luani-i-shqiptarise-kurti-nuk-e-kam-pasur-idene-qe-bqk-ja-po-e-ndalonte-dinarin/

Çështja e dinarit ishte bërë temë edhe në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ku për hërë të parë që nga shpallja e pavarësisë, më 17 shkurt 2008, për shkak të kryeministrit Albin Kurti, Republika e Kosovës ka marrë vërejtje serioze në një mbledhje Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Nuk kishte ndodhur më parë që shteti i Kosovës të mos marrë mbështetjen ndërkombëtare për vendimet e tij nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe aleatët tjerë dhe shtetet që njohin pavarësinë e Kosovës (Britania e Madhe, Franca, Japonia).

Sidoqoftë, vetëm pas ndërkombëtarizimit të çështjes së dinarit dhe pas përplasjes disamujore me SHBA-në dhe BE-në, Kurti u rikthye në zbatim të kërkesës fillestare, që kjo të diskutohej në dialogun e Brukselit. / Demokracia.com /

https://demokracia.com/nen-kurtin-kosova-fillon-te-marre-teposhtezen-ndodhi-per-here-te-pare-ne-keshillin-e-sigurimit-shba-ja-dhe-vendet-e-tjera-aleate-nuk-perkrahin-vendimet-e-shtetit-te-kosoves/

Të ngjashme