Lajme
Kastrati: Kosova është nën sanksione për shkak të Qeverisë Kurti
Demokracia
22:12 | 29 Prill 2024

Share:

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ardian Kastrati, e ka akuzuar qeverinë Kurti duke thënë se vendi është futur nën sanksione nga keqqeverisja dhe aferave milionëshe të kontratave njëburimore.

Sipas Kastratit, Kosova është nën sanksione për shkak të vet Albin Kurtit.

“Se a ka nevojë Albin Kurti për protagonizëm, atë e ka dëshmuar gjatë karrierës së tij politike”, tha Kastrati.

“I vetmi vend me sanksione jemi ne, për me i ik hajnisë me rezerva shtetërore me i ikë aferave milionëshe që janë nën hetime, kontrata njëburimore përmbi 240 milionë euro kontrata, super hajni,” tha Kastrati.

Se pse po ikin të rinjtë nga Kosova, deputeti i PDK-së, Kastrati ka thënë se kjo ka ndodhur pikërisht në mungesë të vendeve të reja të punës.

“Po të kishte vende të reja të punës, të rinjtë do të qëndronin këtu, sipas ekspertëve të statistikës 500-600 mijë kanë dalur,” shtoi Kastrati.

E kritikë iu dha edhe shtëpive milionëshe të presidentes e politikanëve të tjerë.

“Varg shtëpiat në Marigona, afër një milionë prej Australisë deri në Marigonë, kjo zonja presidente, e pyet Liburnin thotë se di sa ka kushtuar,” tha Kastrati.

Të ngjashme