Arte
Detaje rreth organizimit të ceremonisë së ndarjes së çmimeve Oskar
Demokracia
21:34 | 16 Mars 2021

Share:

Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit ka dhënë më shumë detaje se si do të organizohet ceremonia e 93-të e ndarjes së çmimeve Oskar.

Disa orë pasi u shpallën nominimet, presidenti i Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Filmit, David Rubin, konfirmoi se ceremonia e këtij viti, duke u zhvilluar më 25 prill në vende të ndryshme, do të përfshijë numër të kufizuar të pjesëmarrësve për shkak të rregullave të pandemisë, transmeton Demokracia.com.

Në një email, Rubin u shpjegoi gati 10 mijë anëtarëve të Akademisë se vetëm të nominuarit, mysafirët e tyre dhe prezantuesit mund të marrin pjesë personalisht në ceremony, sepse siguria dhe shëndeti janë në radhë të parë.

Përveç kësaj, presidenti i Akademisë shpjegoi se të gjitha shfaqjet e nominimeve dhe ngjarjet festive me pjesëmarrës, si  ‘Governors Ball’ dhe ‘Oscar Night’, në Londër dhe Nju Jork do të anulohen.

Të hënën, Nick Jonas dhe gruaja e tij Priyanka Chopra Jonas njoftuan listën e plotë të të nominuarve për Oskar një muaj përpara transmetimit të shfaqjes së yjeve.

Në qershor, Akademia shtyu datën e shfaqjes me dy muaj nga data e saj origjinale, 28 shkurt deri më 25 prill për shkak të pandemisë. /Demokracia.com/

Për të parë nominimet LEXO edhe :

Për herë të parë në historinë e Oscars dy gra nominohen për Regjinë Më të Mirë

Të ngjashme