Lajme
Parashikimi i motit për sot, temperatura do të shkojnë deri në kaq gradë
Demokracia
08:24 | 18 Maj 2024

Share:

Mot shumë i ngrohtë pritet të jetë sot gjatë ditës në vend, sipas “Mendimi për motin”.

Vonë në mbrëmje apo pas mesnate nuk duhet përjashtuar mundësi për ndonjë shtrëngatë nga rajoni që mund të depërtojë në pjesë të vendit, që edhe mund të sjellë ndonjë rrebesh shiu. Temperaturat minimale zbresin në 10C e 12C, e maksimalet shkojnë deri në 26C e 27C.

Nga dita e diel parashihet mot më i paqëndrueshëm.

“Edhe pse do të ketë intervale me diell, nga mesdita, e sidomos orëve të pasdites mund të zhvillohen vransira që shoqërohen me rrebeshe shiu dhe bubullima në pjesë të vendit. Temperaturat mbesin të larta deri në 25C e 27C.  Të mërkurën parashihet mot pak më stabil, kryesisht me diell.  Minimalet luhaten ndrëmjet 12C e 15C”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme