Sport
Derisa shikonte lartë në qiell, gazetarja argjentinase tregon se cila ishte lutja e Messit
Demokracia
15:17 | 19 Dhjetor 2022

Share:

Lionel Messi ngriti sytë drejt qiellit dhe thuhet se kërkoi ndihmë nga Diego Maradona përpara penalltisë vendimtare të Argjentinës gjatë finales së Kampionatit Botëror kundër Francës.

Gonzalo Montiel ishte lojtari i radhës për ta ekzekutuar penalltinë e katërt të argjentinasve, duke qëlluar saktë, me Argjentinën që u kurorëzua kampione e botës për herë të parë që nga viti 1986, kur Maradona ishte ylli i skuadrës.

Raportimet pretendonin se Messi po i lutej Maradonës, i cili vdiq dy vjet më parë.

Sipas gazetares Romina Sacher, Messi tha: “Hajde Diego, jepja atij”.


Messi kishte shënuar më herët në gjuajtjen e penalltive, me Argjentinën që fitoi përfundimisht 4-2 në 11 metërsha.

Gjatë gjithë karrierës së tij, Messi është krahasuar shpesh me Maradonën dhe ai tani ka arritur ta imitojë atë duke fituar Kupën e Botës./Telegrafi/

Të ngjashme