Lajme
Deklarata e presidentit Milanoviq për Kosovën, vjen reagimi i ashpër edhe nga partia në pushtet e Kroacisë
Demokracia
16:59 | 30 Janar 2023

Share:

Pas deklaratës së presidentit kroat, Zoran Milanoviq, në lidhje me Kosovën, një reagim i ashpër ka ardhur edhe nga partia në pushtet në Kroaci, Bashkimi Demokratik Kroat (HDZ).

Kjo parti ka kritikuar ashpër presidentin Millanoviq për deklaratën e tij ku tha se “Kosova u mor nga Serbia”.

Ai gjithashtu kishte thënë se Krimea nuk do të jetë më Ukrainë, andaj sipas tij, nuk duhet t’i dërgohen armë, sepse siç ka vlerësuar ai, kjo vetëm do të zgjaste luftën.

Në këtë drejtim, HDZ-ja thotë se nuk është problem për Millanoviqin të turpërohet dhe të debatojë me aleatët e Kroacisë, kur ai duhet të mbrojë presidentin rus Vladimir Putin.

“Grbin & Grmoja, Penava, Liter & Peoviq nuk shohin “asgjë të diskutueshme” në këtë tezë të idhullit të tyre nga Pantovçaku. Por mos u shqetësoni, ata nesër do të pretendojnë se janë “miqtë më të mëdhenj të Kosovës 🇽🇰 dhe të popullit vëlla shqiptar”. Kur Putini duhet të mbrohet, Milanoviq nuk e ka problem të turpërohet dhe të debatojë me aleatët e saj. Dhe të vegjlit ende e ndjekin pa diskutim…”, thuhet në reagimin e HDZ-së. /Demokracia.com/

Të ngjashme