ShowBiz
Deklarata e fundit e Victoria Beckham na habiti të gjithëve, ç’e bëri të ndryshojë mendim për vajzat e dobëta
Demokracia
07:17 | 20 Maj 2022

Share:

Me siguri kur keni parë sfilatat madhështore të Victoria Beckham keni dëshiruar të keni qoftë një herë të vetme format fizike të engjëjve të saj, si Miranda Kerr, Karlie Kloss, Adriana Lima, Alessandra Ambrosio dhe Candice Swanepoel.

Mirëpo pasi të lexoni deklaratën e mëposhtme të stilistes britanike rreth vajzave të dobëta, ndoshta s’do të ndiheni edhe aq “xheloze” për to.

Në një intervistë për revistën “Grazia”, ajo ka folur për veten, për familjen e saj, për martesën spektakolare të djalit të saj të madh dhe për vështirësitë si sipërmarrëse pas pandemisë. Ajo ka ndarë detaje nga aventura e saj e re e modës, “VB Body” dedikuar grave që janë të vetëdijshme dhe krenare për trupin e tyre, të cilat vishen për veten e tyre, por edhe duan të admirohen nga ata që duan, siç i ndodh asaj, pas 23 vitesh martesë, me ish-futbollistin David Beckham.

Ajo është shprehur se dëshira për të qenë e dobët është një “qëndrim i modës së vjetër”. “Është një qëndrim i modës së vjetër, dëshira për të qenë vërtet e dobët. Mendoj se gratë sot duan të duken të shëndetshme dhe të lakuara. Ato duan të kenë gjinj dhe të pasme. Sa më e lakuar të jeni, aq më mirë duken fustanet e mia ‘VB Body”, tha ajo. “Ka shumë gra me forma në Miami që ecin përgjatë plazhit të Miamit me pak rroba dhe duken fantastike. Ato e tregojnë trupin e tyre me shumë vetëbesim. Qëndrimi dhe stili i tyre më duket vërtet çlirues.”

Të ngjashme
ShowBiz • 27 Prill 2024