Sport
Debutim i hidhur për Yllin, humb thellë në FIBA Europe Cup
Demokracia
21:02 | 12 Tetor 2022

Share:

Kampioni i Kosovës në basketboll, Golden Eagle Ylli e ka nisur aventurën në FIBA Europe Cup me humbje të thellë.

Në ndeshjen e parë të kësaj gare, që u luajt të mërkurën në palestrën “Sezai Surroi”, Ylli u mposht me shifrat 93:76 nga Hapoel Galil Elioni.

Kjo ndeshje i takoi Grupit A të FIBA Europe Cup, të cilin e përbëjnë edhe dy ekipet nga Gjermania, Niners Chemnitz e Brose Bamberg.

Për Yllin, kjo është hera e parë që po paraqitet në garat e FIBA-s./Demokracia.com/

Të ngjashme