Përfaqësuesja e Kosovës ka marrë rrugën për në Budapest para ndeshjes së dytë të muajit qershor.
Fluturimi për në Budapest ka zgjatur rreth një orë e gjysmë, derisa Dardanët tanimë kanë mbërritur në Hungari.
FFK ka njoftuar se gjithçka ka shkuar mirë me fluturimin, derisa futbollistët janë vendosur në hotel.
Përfaqësuesja e Kosovës pasdite do të zhvilloj stërvitjen e fundit dhe do të mbajë edhe konferencë për shtyp para përballjes me Bjellorusinë të hënën mbrëma.