Sport
Cristiano Ronaldo në ankth, e gjithë familja i infektohet me COVID-19
Demokracia
09:09 | 28 Korrik 2021

Share:

Cristiano Ronaldo iu bashkua të hënën Juventusit në stërvitje, por për shumë që panë një fytyrë jo të qeshur te portugezi duket se kanë menduar gabim, se ajo mund të ketë qenë e detyruar nga rikthimi i Masimiliano Alegrit në Torino.

Dje është mësuar se e gjithë familja e tij, përveç mamasë Dolores, është e infektuar me COVID, ku më rëndë nga të gjithë është motra Katia.

Kjo e fundit vetëm dje ka postuar një foto në “Instagram”-in e saj, ku konfirmon se është e shtruar në spital, pasi gjendja është përkeqësuar, që pas pozitivitetit të njohur më datë 17 korrik, por falënderon Zotin që virusi nuk ka prekur të ëmën e saj.

Dhe ndoshta edhe Ronaldo nuk do ta rigjejë shpejt buzëqeshjen, derisa të marrë lajmin se Katia do të jetë shëruar. /Demokracia.com

Të ngjashme