OpEd
Çka bëjnë gjithë ata këshilltarë qeveritarë
Demokracia
20:01 | 11 Shtator 2023

Share:

Shkruan Milazim KRASNIQI

Qeveritarët tanë lënë përshtypjen se nuk kanë haber mbi taktikat që ka përdorë Serbia kundër Kosovës para pushtimit të saj në vitin 1912 e të cilat po i përdorë me sukses edhe sot. Prandaj edhe bien në kurthet serbe, siç ka ra sidomos qeveria Kurti. E vërteta është se ka një përsëritshmëri të këtyre taktikave serbe, që nga fillimi i shekullit XX e deri sot, natyrisht me rënie e ngritje. Shikojini taktikat që ka përdorë Serbia në fillim të shekullit XX dhe të cilat saktësisht i përdorë edhe sot! (Çka tregon kjo përsëritshmëri? Kjo tregon se Serbia nuk ka hequr dorë nga strategjia për ripushtimin e Kosovës.)

1.Financimi i serbëve brenda Kosovës.

  1. Krijimi i bandave, grupeve të armatosura.
  2. Forcimi i ushtrisë në kufi. Bashkëpunimi i fshehtë me grupet e armatosura.
  3. Provokimet ndaj shqiptarëve, në mënyrë që reagimet e tyre të prezentohen në botë si zullum i shqiptarëve ndaj civilëve të pafajshëm serbë.

5.Përhapja e thashethemeve në funksion të destabilizimit të gjendjes.

  1. Kremtimi i Vidovdanit (që nga viti 1904) me mesazhe për shenjtërinë e tokës së Kosovës.
  2. Propagimi se Serbia do ta ruante paqen në Ballkan. (Ndërsa përgatitej për luftë.)
  3. Mbajtja e Kosovës në tension të vazhdueshëm.

Nga sa u prezentua si faktografi e thatë, (burimin akademik nuk po e tregoj qëllimisht) më mbetet e paqartë se çka bëjnë ata 38 këshilltarë të Albin Kurtit dhe qindra këshilltarë të tjerë në qeveri, kur nuk arrijnë as t’i detektojnë taktikat serbe. Aq më pak e kuptoj çka bëjnë ata këshilltarët e Besnik Bislimit, demek ekspertë të mëdhenj, ndërsa Besnik Bislimi tashmë është bërë simbol i fundosjes politike në dialogun me Serbinë. Bile arsyeja e këtij teksti është t’u tërheqë vëmendjen në këto taktika, para takimit të 14 shtatorit, thjesht për shkak të interesit tonë shtetëror, i cili nga injoranca e qeveritarëve tanë tashmë është rrezikuar seriozisht. Pra që të kthjellohen, të koncentrohen e t’i denoncojnë si taktika dhe synime imperiale serbomëdha. Këto shkojnë përtej kornizës së dialogut. Inskenimet në terren janë vetëm pretekste për të zbatuar strategjinë e ripushtimit të Kosovës, si në kohën e qeverisjes së mbrapshtë xhonturke. (11 shtator 2023)

Të ngjashme
OpEd • 11 Tetor 2024
OpEd • 08 Tetor 2024
OpEd • 07 Tetor 2024