ShowBiz
Chris Brown akuzohet se ka dhunuar një grua në LA
Demokracia
14:50 | 23 Qershor 2021

Share:

Chris Brown është akuzuar se ka dhunuar fizikisht një grua pas një grindje me të, në Los Angeles. Ylli 32 vjeçar i muzikës R&B pretendohet të ketë goditur gruan të premten, më 18 qershor.

Oficerët e policisë u thirrën në një zonë në Luginën San Fernando, California e Jugut, në 7:30 të mëngjesit, sipas kohës lokale, u ka thënë mediave një zëdhënës i Departamentit të Policisë në Los Angeles.

Zyra e prokurorit të qytetit të Los Angeles tani do të vendos nëse do të ngrejë akuzë.

Këngëtari amerikan nuk ishte i pranishëm kur policia arriti në vendin e ngjarjes, tha zëdhënësi.

“Viktima ka deklaruar se ajo dhe i dyshuari kanë pasur një përleshje verbale dhe i dyshuari ka goditur atë”, shtoi ajo.

Përfaqësuesit e Chris Brown nuk i janë përgjigjur ende kërkesës së mediave për koment.

Artisti, fitues i Grammy-it, ishte dënuar me 5 vjet me kusht dhe punë të detyruar në komunitet, pasi kishte sulmuar fizikisht këngëtaren Rihanna, e dashura e tij e atëhershme, më 2009.

Në vitin 2017, një tjetër ish e dashura e tij – aktorja dhe modelja Karrueche Tran – kishte fituar në gjyq vendimin që i ndalonte këngëtarit që t’i afrohej asaj. /Demokracia.com/

Të ngjashme