Lajme
Çfarë ndodhi në Kosovë gjatë javës së fundit të shkurtit?
Demokracia
07:57 | 28 Shkurt 2021

Share:

Gjatë javës së fundit të muajit shkurt pati zhvillime të shumta në vend. Duke nisur nga procesi i numërimit të votave, sulme dhe bastisje, e ngjarje të tjera, të gjitha këto ndodhen brenda një jave. Demokracia.com në përmbledhjen e saj ju sjellë shtatë ngjarjet që shënuan javën.

Dy javë pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, nuk ka se si të mos jetë temë e diskutuar ajo që pritet të ndodhë më pas, teksa ende nuk ka një datë të sigurtë se kur mund të shpallen rezultatet përfundimtare.

Sidoqoftë, Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) po vazhdon me numërimin e votave në QNR, ndërsa me fillim të kësaj jave, pra të hënën, vendosi për rinumërimin e 494 vendvotimeve.

Një vendim i tillë erdhi pas shpërputhjeve të të dhënave ndërmjet kandidatëve për deputetë dhe subjektit politik pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.

LEXO edhe:

KQZ merr vendim për rinumërimin e 494 vendvotimeve

Të hënën në mbrëmje në Kosovë pati zhvillime të tjera.

I biri i politikanit serb, njëherit ish-ministër në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq u sulmua fizikisht nga dhjetra persona në Llapnasellë.

Megjithatë, policia ka arrestuar disa të dyshuar lidhur me rastin ndërkaq prokuroria u ka shqiptuar masën e paraburgimit shtatë të pandehurve që u përfshinë në rrahjen e Rashiq.

LEXO edhe:

Një muaj paraburgim për sulmuesit e djalit të Nenad Rashiqit

E një shqiptar nga Kosova por që jeton në Holandë solli një lajm të mirë gjatë kësaj jave.

Bennet Nura është shqiptari i parë i përzgjedhur për të banuar në Mars.

Në vitin 2020 para se raketa AtlasV të niset për në planetin Mars, NASA kishte hapur konkurs për të gjithë banorët e botës në rast të vërtetimit se aty do të mund të zhvillohet jeta.

Bennet Nura kishte aplikuar dhe në mesin e 100 mijë njerëzve është përzgjedhur të jetë njëri nga banorët e parë zyrtarë të planetit Mars.

LEXO edhe:

Njihuni me shqiptarin që fitoi të drejtën për të jetuar në planetin Mars

Mëngjesi i së mërkurës në Kosovë nisi me bastisje në Ministrinë e Bujqësisë, por që më pas vazhdoi edhe në shtëpitë e disa zyrtarëve të këtij dikasteri.

Këta të fundit dyshohet se pas keqpërdorimeve me subvencione, morën ryshfet mbi 400.000 euro, të cilat u sekuestruan nga policia e Kosovës.

Lidhur me këtë, policia një ditë më vonë dha detaje më të hollësishme.

“Prishtinë, Istog, Gjilan, Lipjan 18.02.2021 – 13:00. Me 24.02.2021 hetuesit policor nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, gjatë një aksioni “Subvensioni 2021” kanë arrestuar 12 (dymbëdhjetë) persona, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën e lartcekur. Në bazë të provave janë bërë bastisje në disa zyre dhe vendbanime të personave ku janë konfiskuar:  433,160.00 (katërqind e tridhjetë e tre mijë e njëqind e gjashtëdhjetë) euro, 600 (gjashtëqind) dollar, 200 (dyqind) franga, 275 (dyqind e shtatëdhjetë e pesë) lira turke, 15 (pesëmbëdhjetë) telefona,  8 (tetë) vetura, 1 (një) kompjuter, 5 (pesë) armë, 1 (një) USB dhe 1 (një) vulë. Me urdhër të prokurorit njëmbëdhjetë zyrtarët e arrestuar janë dërguar në mbajtjes 48 orë ndërsa njëri nga ta është liruar në procedurë të rregullt. Rasti është duke u hetua”, thuhej në njoftim.

Të dyshuarve u është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.

LEXO edhe:

Mbrojtja kundërshton paraburgimin e personave të arrestuar në aksionin ‘Subvencioni 2021’

Veç ngjarjes së përmendur me lartë, të mërkurën është mbajtur konferenca e radhës për ecurinë e çështjes së rastit ndaj krerëve të veteranëve të luftës së UÇK-së Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.

Më 11 dhjetor 2020, Gjykatësi i Procedurës Paraprake i Dhomave të Specializuara të Kosovës konfirmoi aktakuzën e parashtruar më 30 tetor 2020 nga Prokurori i Specializuar kundër Gucatit dhe Haradinajt.

Këta të fundit akuzohen për “vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, frikësim të dëshmitarëve dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës”.

Një ditë më vonë, nga Specialja u bë e ditur se Gucatit dhe Haradinajt u është vazhduar paraburgimi.

LEXO edhe:

Specialja ua vazhdon paraburgimin Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) pritet që shumë shpejt të vendos për kryetarin e ri të partisë, pas dorëheqjes së Isa Mustafës.

Në fakt, kjo parti gjatë se enjtes zhvilloi një mbledhje të kryesisë, ku data 14 mars u vendos si më e përshtatshme për mbajtjen e Kuvendit Zgjedhor.

Kjo është konfirmuar pas mbledhjes nga sekretari organizativ, Arban Abrashi.

“Sot kryetari në dorëheqje e ka ftuar mbledhjen e Kryesisë për Kuvendin Zgjedhor për kryetarin e ri të LDK’së. Kemi diskutuar për datën 14 mars kur pritet të jetë data për mbajtjen e Kuvendit Zgjedhor për caktimin e kryetarit të ri. Ne kemi filluar përgatitjet për mbarëvajtjen e Kuvendit me 14 mars të këtij vitit”, ka thënë Abrashi.

LEXO edhe:

Arban Abrashi tregon se kur do të mbahet Kuvendi Zgjedhor i LDK-së

Një ngjarje tjetër që bëri shumë bujë përgjatë kësaj jave kishte të bënte me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirsolav Lajçak.

Ky i fundit pas një interviste u përfol shumë lidhur me hartën që ndodhej në zyrën e tij, e që siç dukej, Kosova paraqitej si pjesë e territorit të Serbisë.

Lidhur me këtë pati reagime të shumta në vend.

Sidoqoftë, më vonë u deklarua edhe vet Lajçak që sipas të cilit, e gjithë ngjarja ishte një keqkuptim.

Ai madje përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Twitter, publikoi disa harta që sipas tij, janë zyrtare./Demokracia.com/

LEXO edhe:

Harta në zyrën e tij paraqiti Kosovën si pjesë të Serbisë, reagon Mirsollav Lajçak

 

 

Të ngjashme