Lajme
Një muaj paraburgim për sulmuesit e djalit të Nenad Rashiqit
Demokracia
16:27 | 24 Shkurt 2021
Foto Ilustrim

Share:

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh kundër shtatë të pandehurve të cilët u përfshinë në rrahjen e djalit të Nenad Rashiqit.

Gjykata Themelore në Prishtinë-Dega në Graçanicë ua ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditës shtatë të pandehurve të përfshirë në rrahjen e Nikolla Rashiqit, djalit të politikanit serb në Kosovë, Nenad Rashiq, raporton Dmeokracia.com.

“Gjykata Themelore në Prishtinë – Dega në Graçanicë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës nga një muaj paraburgim kundër shtatë të pandehurve M.R., Ç.ZH., L.K., B.ZH, D.N., M.J dhe D.T., për shkak se kanë kryer veprën penale pjesëmarrja në rrahje në bashkëkryerje”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, të pandehurit dyshohet se më 23.02.2021 rreth orës 11:00, në Llapnasellë në Graçanicë, në afërsi të shkollës fillore “Miladin Mitiq”, derisa i dëmtuari Nikolla Rashiq ishte në autobusin lokal me shokët e tij, ashtu që me të zbritur nga autobusi, të pandehurit e shajnë dhe e ofendojnë të dëmtuarin, ku dhe më pas ka filluar rrahja në mes të dy grupe ndërmjet të pandehurve, me ç’rast të dëmtuarit N.R. i shkaktojnë lëndime të rënda trupore.

Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës. /Demokracia.com/

Të ngjashme